Kryetari i Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ilir Çapuni

Kryetari:  Ilir Çapuni
Adresa:   Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax:  +382 30 412 050
E-mail:   parlament@ul-gov.me ;ilir.capuni@ul-gov.me

Ilir Çapuni është i lindur me 20.02.1978 në Ulqin, ku edhe kreu shkollën fillore dhe atë të mesme. Studimet universitare i mbaroi në Universitetin e Malit të Zi në Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave të Natyrës. Doktoraturën në shkencat kompjuterike e ka mbaruar në Boston në vitin 2012. 

Eshtë ko-themeluesi i gazetës Kronika në vitin 1998, në të cilën ka punuar si udhëheqës dhe kryredaktor. Nga viti 2003 deri në 2006, ka punuar si asistent në Fakultetin e Matematikës dhe Shkencave të Natyrës. Të njëjtën detyrë e ka bërë edhe Boston. Që nga viti 2013, punon në Tiranë si profesor i shkencave kompjuterike. Aktualisht drejton Qendrën për Kërkime të Avancuara Kompjuterike pranë Universitetin New York në Tiranë. Në këtë universitet është edhe ligjerues. 

Eshtë zhytës aktiv dhe instruktor zhytjeje. Ka marrë pjesë dhe ka udhëhequr disa ekspedita nënujore në të cilat janë zbuluar dhe eksploruar anije të fundosura më rëndësi të madhe historike. Njëra nga këto është edhe luftëanija Regina Margherita dhe vapori Brindisi në Vlorë dhe Shëngjin respektivisht.