Territori i Komunës së Ulqinit i përcaktuar me ligj, përfshin qytetin e Ulqinit dhe vendbanimet: Amull, Braticë, Mali i Brinjës, Bojk, Brajshë, Katërkollë, Shtoji i Naltë, Këllezna e Naltë, Shtoji Poshtë, Këllezna Poshtë, Darzë, Draginë, Gjerana, Zogaj, Zenelaj, Krythë e Ulqinit, Krythë, Kërruç, Kollomzë, Kodra, Kosiq, Kaliman, Kravari, Leskoc, Lisna Borë, Millë, Megjureç, Pistull, Reç, Rashtishë, Sukubinë, Salç, Sutjel, Shëngjergj, Qyrkaj, Fraskanjel, Shas, Shtodër, Selitë, Rashtisha e Poshtme, Gjonza dhe Kravari i Poshtëm.

Vetëqeverisja lokale realizohet në Komunë dhe përfshin të drejtën e qytetarëve dhe të organeve të vetqeverisjes lokale që, brënda kufijve të caktuar me ligj, rregullojnë dhe udhëheqin me punë të caktuara publike dhe të tjera, në bazë të përgjegjësisë personale dhe në interes të popullatës lokale, mbi parimet e demokracisë, të decentralizimit, depolitizimit, autonomisë, ligjshmërisë, profesionalizmit, efikasitetit në punën e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë të shtetit dhe Komunës.

Kryerjen e punëve të administratës e bëjnë sekretariatet e qeverisjes lokale, të cilat janë:

  • Sekretariati për buxhet dhe financa;
  • Sekretariati për administratë, dispozita, kuadro dhe veprimtari shoqërore;
  • Sekretariati për planifikim të hapësirës dhe zhvillim të qëndrueshëm;
  • Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik;
  • Sekretariati për mbrojtjen e pasurisë;
  • Sekretariati për veprimtari banesore; dhe
  • Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor.

Kryerjen e punëve specifike e bëjnë:

  • Policia komunale;
  • Qendra për sistem informativ; dhe
  • Shërbimi për mbrojtje dhe punë të përbashkëta.

Për më shumë informacion mbi të drejtat, obligimet dhe mënyrën e funksionimit të Komunës, klikoni këtu për të shkarkuar statutin e Komunës së Ulqinit.