1. aprovon Statutin e Komunës dhe vendos mbi ndryshimet dhe plotësimet e tij
2. bie dispozitat dhe aktet e tjera të përgjithëshme
3. bie planet dhe programet e zhvillimit të komunës
4. bie dokumentat e planeve lokale
5. bie Programin për rregullimin hapsinorë
6. bie Buxhetin dhe llogarinë përfundimtare të buxhetit
7. bie Planin e përmirësimeve kapitale dhe përcakton politikën investuese
8. përcakton lartësinë e tatimeve, taksave dhe kompenzimeve komunale
9. disponon dhe udhëheq me pasurinë e Komunës
10. përcakton kushtet për themelimin e bashkësive lokale dhe jep pëlqimin në vendimet për themelimin e bashkësive lokale
11. shpall referendumin për territorin e komunës ose për një pjesë të territorit
12. vendos për iniciativën qytetare
13. vendos për shpalljen e vetkontributit për territorin e Komunës
14. themelon shërbimet publike, organizatën turistike të qytetit
15. vendos për borxhmarrje dhe dhënien e garancionit në pajtim me ligjin
16. bën verifikimin e mandateve dhe vendos pë të drejtat e këshilltarëve
17. zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e Kuvendit,Kryetarin e Komunës, emëron sekretarin dhe anëtarët e trupave punuese dhe këshilldhënës
18. paraqet propozimin për vlerësimin e kushtetushmërisë dhe ligjshmërisë së akteve shtetërore dhe organeve të tjera, kur vlerëson se është shkelur e drejta në vetëqeverisjen lokale
19. shqyrton raportin e Kryetarit të komunës mbi punën e tijdhe punën e organeve të administratës lokale dhe shërbimeve të cilin ky e paraqet një herë në vit
20. aprovon Rregulloren e punës së Kuvendit
21. bie kodin etik
22. jep shpjegime autentike të dispozitave që miraton
23. bie Vendimin mbi shpalljen e zgjedhjeve për Kryetarin e Komunës
24. bie Vendimin pë krijimin e komiteteve, këshilleve dhe komisioneve dhe mbi besueshmërinë e punëve të veta këshilleve
25. bie Programin e punës së Kuvendit të komunës
26. bie Vendimin mbi dhënien e konçesioneve për të mirat natyrore të cilat janë në kompetencat e Komunës në pajtim me ligjin
27. përcakton kushtet e përgjithëshme për rregullimin e vendbanimeve në territorin e Komunës, shfrytëzimin e sipërfaqeve publike dhe të tjera
28. përcakton kushtet dhe mënyrën e dhënies në shfrytëzim të përkohshëm të tokës ndërtimore komunale dhe bie Programin e shfrytëzimit të përkohshëm të tokës komunale
29. bie Vendimin mbi themelimin apo anëtarësimin në asociacionet e komunave për territorin e Shtetit dhe bashkësitë ndërkomunale
30. bie Vendimin mbi bashkëpunimin dhe bashkimin me bashkësitë lokale dhe asociacionet e shteteve të tjera
31. bie Vendimin mbi themelimin dhe ndarjen e shpërblimeve dhe mirënjohjeve publike dhe dhënien e titullit të qytetarit të nderit dhe shtëpiakut të mirë
32. bie Vendimin mbi punimin , përdorimin, ruajtjen dhe asgjësimin e vulës
33. bie Vendimin mbi përdorimin e simboleve
34. përcakton mënyrën dhe procedurën e pjesëmarrjes së qytetarëve në kryerjen e punëve publike
35. përcakton zonat dhe emrat e vendbanimeve, rrugëve dhe shesheve
36. bie Vendimin mbi policinë komunale
37. bie Vendimin mbi numrin e këshilltarëve
38. emron dhe shkarkon organet udheheqes , këshillat e kontrollit dhe organet udhëheqëse në shërbimet publike, gjegjësisht jep pëlqimin për emërimin dhe shkarkimin e organeve udhëheqëse të shërbimeve publike themelues i të cilëve është Komuna
39. jep pëlqimin për statutet e shërbimeve publike, për ndryshimet statutore, rritjen dhe zbritjen e kapitalit shoqëror (kryegjësë), për Planin zhvillimor, Programin e punës dhe aktet e tjera programore të shërbimeve publike
40. siguron zbatimin e interesit publik në shërbimet publike themeluese e të cilave është Komuna
41. bie Planin për mbrojtjen nga zjarret dhe fatkeqësitë e tjera elementare
42. bie Vendimin mbi kompenzimin për punën e këshilltarëve
43. bie vendimin për themelimin e fletës zyrtare të komunës
44. nis iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve dhe dispozitave të tjera
45. bie vendimet me të cilat rregullohen çështjet e realizimit të të drejtave dhe detyrave të këshilltarëve dhe funkcionerëve që i zgjedh Kuvendi
46. bie vendimin mbi nisjen e procedurës së interpelancës
47. bie vendimin mbi nisjen e hetimeve nga ana e Kuvendit
48. bie vendimin mbi nisjen për parashtrimin e hetimeve kontrolluese dhe konsultative
49. bën dhe punë të tjera të përcaktuara me Ligj dhe me këtë Statut.