Agron Ibrahimi

Agron Ibrahimi

Sekretar:  Agron Ibrahim  dr.dipl.ecc.
Adresa:   Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn
Tel/Fax:  030/412-206
E-mail:   Agron.ibrahimi@ul-gov.me
 
Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik kryen punë që kanë të bëjnë me:
  • Përgatitjen e dispozitave dhe akteve të tjera me të cilat stimulohet politika e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësve; pjesëmarrjen e punimin e programit të zhvillimit të Komunës dhe të disa veprimtarive dhe planit shumëvjeçar investues; mbledhja dhe azhurnimi i informatave mbi interesimin e ndërmarrjeve për investime, projekteve të përkrahjes së aktiviteteve donatore dhe linjave të kreditimit për ndërmarrjet dhe sipërmarrësit, ndjekjen e situatës; mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave mbi iniciativat për zhvillimin e disa veprimtarive ekonomike dhe rëndësinë e tyre për zhvillimin e sipërmarrjeve; pjesëmarrjen në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike nga veprimtaria komunale; analizimi dhe propozimi i rregullimit të përfshirjes së sektorit privat dhe kushtet për ndarjen e koncesioneve; pjesëmarrjen në realizimin e masave stimuluese shtetërore të zhvillimit të degëve strategjike ekonomike (bujqësia, turizmi) dhe mbledhja dhe përpunimi i të dhënave me qëllim të vëzhgimit të potencialeve në këto fusha dhe valorizimi i tyre; përgatitja e programit të aktiviteteve dhe mënyra e stimulimit të iniciativave sipërmarrëse në nivelin lokal; realizimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e informatave për subjektet e interesuara për zhvillimin e sipërmarrjeve, e posaçërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me qëllim të shfrytëzimit të resurseve dhe realizimit të planeve dhe programeve në këto fusha; dhënien e sugjerimeve dhe përkrahjes për realizimin e disa iniciativave; pjesëmarrjen në promovimin dhe realizimin e aktiviteteve për zhvillimin e turizmit në komunë; propozimin e sipërmarrësve dhe shoqërive më të mira ekonomike për ndarjen e shpërblimeve përkatëse në fushën e turizmit dhe bujqësisë; pjesëmarrjen në krijimin e kushteve dhe organizimin e panaireve dhe manifestimeve të tjera të ngjashme; caktimin e plotësimit të kushteve të hapësirave afariste në aspektin e pajimit teknik dhe kushteve të tjera të caktuara për kryerjen e veprimtarive ekonomike (hotelieri, qarkullimin e mallit me pakicë dhe ushtrimin e shërbimeve në qarkullim etj.), shoqërive ekonomike dhe sipërmarrësve, na pajtim me dispozitat e posaçme; lëshimin e vendimeve për kryerjen e veprimtarive me orar të zgjatur të punës; caktimin e kushteve për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike pa shfrytëzimin e hapësirës afariste; caktimin e plotësimit të kushteve për ushtrimin e transportit taxi dhe kryerjen e transportit publik me automjete të rënda, si dhe kryerjen e transportit për nevoja të veta,
  •    Përcjelljen e situatës dhe propozimin e masave për nxitjen e bujqësisë, blegtorisë dhe mbrojtjen e bimëve dhe përgatitjen e dispozitave nga kjo fushë, propozimin e masave për pengimin e dëmeve të fushës; lëshimin e vendimeve për prodhuesit individualë për prodhimin e vet të prodhimeve bujqësore; propozimin dhe pjesëmarrjen në realizimin e masave për nxitjen dhe zhvillimin e prodhimit bujqësor dhe blegtorisë përmes kredive dhe masave të tjera stimuluese; propozimin dhe përcjelljen e realizimit të agro - buxhetit në bashkëpunim me subjekte të tjerë; propozimin e masave për mbrojtjen e tokës bujqësore nga fatkeqësitë elementare; dhënien e kushteve për ekonominë ujore, pëlqimin për ekonominë ujore dhe lejen për ekonominë ujore, caktimin dhe përcjelljen e situatës të zonave erozive në territorin e komunës dhe caktimin e masave të mbrojtjes nga erozioni,
  • Udhëheqja e evidencës mbi kompensimin e pleqërisë, përkatësisht të sigurimin social të amvisërive të pleqve që kryesisht merren me bujqësi; mbledhja dhe evidentimi i të dhënave mbi potencialin bujqësor të komunës në pronësi private,
  • Kryerjen e punëve që kanë të bëjnë me punët përgatitore dhe hartimin e dispozitave mbi themelimin e organizatës lokale turistike; marrjen pjesë në punën e Kuvendit të organizatës lokale turistike dhe realizimin e bashkëpunimit adekuat; zgjidhjen në procedurë sipas kërkesave për caktimin e kategorive të objekteve hoteliere nga kompetencat e administratës lokale dhe udhëheqja e regjistrit të atyre objekte; vërtetimin e librave të ankesave dhe listës së çmimeve për ofrimin e shërbimeve hoteliere dhe turistike; kryerjen e punëve të tjera në harmoni me ligjin,
  • Bashkëpunimin me organizatat joqeveritare me qëllim të realizimit të programit në fushat për të cilat është formuar; përgatitjen e materialeve informative dhe materialeve të tjera për Kuvendin dhe Kryetarin e komunës; kryerjen e punëve të tjera nga kompetencat e komunës në këto fusha.
  •    Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e Komunës në këto fusha.