Sekretarijati per mbrojtjen e pasurise

Sekretariati për mbrojtjen e pasurisë kryen punët që kanë të bëjnë me:

-    kryen punët që kanë të bëjnë me: propozimin e akteve që kanë të bëjnë me të drejtën e pronësisë dhe autorizimet të cilat komuna i kryen në aspektin e pasurisë e cila shërben për realizimin e funksioneve të saja dhe udhëheqjen e evidencës së asaj pasurie,

-    nisjen e procesit për regjistrimin e të drejtave në patundshmëri; nisjen e procedurës për bartjen e të drejtave në tokën ndërtimore dhe kryerjen e përpunimit profesional të akteve mbi bartjen e të drejtave në tokën ndërtimore,

-    dhënien e të dhënave organeve të komunës në bazë të evidencës që udhëheqë:

-    përgatitjen e propozim vendimeve mbi caktimin e interesave për shpronësimin e patundshmërive të cilat shpronësohen me qëllim të ndërtimit të objekteve të cilët janë me interes për komunën, përfundimin e nivelimit  me pronarët e mëhershëm,

-    përgatitjen e dispozitave dhe kryen përpunimin e akteve me pasurinë shtetërore nga kompetencat e veta që ka në dispozicion (vendimet, kontratat),

-    dhënien e mendimit për propozimin e akteve me dispozicionin me pasurinë shtetërore të cilët i përgatisin shërbimet publike themelues i të cilëve është komuna,

-     përgatitjen e kontratave mbi dhënien me qira të tokës ndërtimore; kontratave mbi dhënien me qira të tokës bujqësore,

-     udhëheqjen e evidencës mbi ndryshimet pronësore – juridike që fillojnë në bazë të atyre akteve dhe nisjen e procedurës për ndryshimet e regjistrimit të të drejtave në patundshmëri,

-     përgatitjen dhe marrjen e masave me qëllim të mbrojtjes së të drejtave pronësore dhe interesave të Komunës,

-     pjesëmarrjen në identifikimin dhe mbrojtjen e kapitalit të komunës në proceset e transformimit të subjekteve ekonomike,

-     përfaqësimin e Komunës dhe organeve të saj para gjyqeve dhe organeve kompetente me qëllim të mbrojtjes dhe realizimit të të drejtave pronësore dhe të drejtave të tjera me interes për Komunë,

-     përgatitjen e materialeve informative dhe materialeve të tjera profesionale për Kuvend dhe për Kryetarin e Komunës dhe Kryeadministratorin,

-     Kryen edhe punë të tjera nga kompetencat e Komunës në këtë fushë.