Kryetari i Komunës
Blerja e mekanizmit për pastrimin e plazhëve në komunën e Ulqinit
- Details
“Municipal Development Grant Scheme for Small
Infrastructure Projects”
BLERJA E MEKANIZMIT PËR PASTRIMIN E PLAZHËVE NË KOMUNËN E ULQINIT
Projekti i cili finansohet nga Bashkimi Europian në kuadër të komponentit IPA I, përfshin blerjen e një kamioni special dhe një makinë dore për pastrimin e plazhëve në Komunën e Ulqinit. Njëkohësisht do të realizohet edhe blerja e 100 koshave për mbeturina dhe instalimi i tyre në Plazhin e Madh. Gjithashtu, projekti përmban edhe një kampanjë publike për rritjen e vetëdijes të qytetarëve dhe turistëve që perfshinë:
- shpërndarjen e 5000 fletëpalosjëve
- vendosjen e 100 posterave dhe 5 bilbordëve, si dhe
- anketë publike për kënaqësinë mbi pastërtinë.
Ky projekt do të ndikojë në rritjen e atraktivitetit të plazheve tona përmes krijimit të sistemit të mirëmbajtjes së rregullt të tyre. Poashtu do të ketë ndikim në rritjen e vetëdijes së banorëve dhe turistëve për rëndësinë e mirëmbajtjes së plazheve.
Vlera totale e projektit është 244.000 €, nga të cilat 70 % finansohen nga Bashkimi Europian, 20 % nga Qeveria Malazeze, 9% nga Komuna e Ulqinit dhe 1% nga Ndërmarrja Komunale.


