Kryetari i Komunës
Qendrat e resursëve gjinore për orientim dhe kualifikim profesional të grave të përjashtuara nga jeta sociale në Shqipëri dhe Mal të Zi
- Details
QENDRAT E RESURSËVE GJINORE PËR ORIENTIM DHE KUALIFIKIM PROFESIONAL TË GRAVE TË PERJASHTUARA NGA JETA SOCIALE NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI
Qendrat e resursëve gjinore për orientim dhe kualifikim profesional të grave të përjashtuara nga jeta sociale në Shqipëri dhe Mal të Zi është një projekt i cili kontribon për kohezionin social të grave në shoqërinë vendase. Projekti synon të përmirësojë situatën ekonomike të grave ne Ulqin dhe Durrës, si faktorin kyç për përmirësimin e situatës së grupëve të margjinalizuara. Në kuadër të projektit do të mbahen trajnime profesionale për të rritur kapacitetet e grave në profesion, por qëllimi i projektit është poashtu marketingu dhe aktivitetet tjera për ta ngritur statusin e tyre ne shoqëri. Është e parashikuar që në kuadër të projektit do të marrin pjesë 600 gra nga Durrësi dhe 300 gra nga Ulqini.
Projekti sjell si nevojë mbështetjen nga kompetenca specifike. Me këtë thirrje për shfaqje interesi, Komuna e Ulqinit synon të krijojë një listë ekspertësh dhe kontraktuesish të mundshëm të cilët do të thirren të ofrojnë shërbime profesionale në sektore të ndryshme si:
• Kurse rrobaqepësie
• Gjuhë angleze dhe italiane
• Trajnime turizmi dhe gatimi
• Kurse për kompjuter
• Shërbime sociale dhe shëndetësore veçanërisht për nevojat e grave
• Shërbime ligjore veçanërisht për nevojat e grave
Partner në projekt janë:
Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare nga Tirana, Bashkia e Durrësit, Rrjeti WOMEN nga Italia dhe Instituti për barazi gjinore nga Tirana për partneritetin e krijuar dhe bashkëpunimin në realizimin e aktiviteteve të parashikuara në projekt.
Vlera totale e projektit është 1.000.000 Euro, nga të cilat Komunës së Ulqinit i takojnë 300.000 Euro.


