The Cross/border pact,Trashëgimia Kulturore pa Kufi

           

 

 

"The Cross/border pact,Trashëgimia Kulturore pa Kufi"


Ky projekt ka për qëllim veprimin përtej kufirit dhe objektivat e tij i referohen zonës ndërkufitare. Objektivi i përgjithshëm dhe objektivat specifike që ky projekt synon ti arrij janë shumë ngushtë të lidhur me Bashkëpunimin Ndërkufitar, i cili është prioritetet i Programeve IPA. Përmes këtij projekti synohet promovimi i bashkëpunimit ndërmjet njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve në zonat kufitare të Vaut të Dejës, Shkodrës, Tuzit dhe Ulqinit për një zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet dhe prosperitet në interes reciprok të qytetarëve të të dy vendeve. Qëllimi i projektit është të inkurajohen qytetarët e Vaut të Dejës, Shkodrës, Tuzit dhe Ulqinit që të përfshihen në iniciativat për bashkëpunim dhe partneritet. Nga veprimtaritë e parashikuara "njerëz-me-njerëz" pritet që të rriten rrjedhjet e informacioneve dhe të komunikimit në të gjithë zonën kufitare.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është që:
• Ndjenja e identitetit rajonal dhe solidaritetit në mes Vaut të Dejës, Tuzit dhe Ulqinit do të ndërtohet në vitet e bashkëpunimit në të gjitha nivelet duke përfshirë këtu aspektet e jetës shoqërore dhe ekonomike.
Në përputhje me këtë qëllim dhe të mbështetur nga dëshira dhe gatishmëria e autoriteteve publike, e cila reflekton vullnetin dhe dëshirën e komunitetit, veprimi i propozuar do të përqëndrohet në objektivin e cekur në vijim:
• Të shpalos ruajtjen dhe promovimin e identitetit folklorik dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet zonave të Vaut të Dejës, Tuzit dhe Ulqinit me anë të veprimtarive "njerëz-me-njerëz".
Qëllimi i këtij veprimi është të mbështeten iniciativat e përbashkëta dhe veprimet të cilat do të rrisin kohezionin social nëpërmjet veprimit "njerëz-me-njerëz", gjegjësisht përmes shkëmbimeve kulturore lokale ndërkufitare. Ky veprim është një përgjigje për shqetësimet ekzistuese të mungesës së bashkëpunimit ndër-kufitar dhe dëshira ekzistuese për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar si një mënyrë efikase e iniciativave të përbashkëta ndërkufitare.
Projekti ka në shënjestër tri zonat ndërkufitare me probleme dhe vizion të njëjtë. Për të rritur tërheqjen e ndësjelltë sociale në mes të Vaut të Dejës, Tuzit dhe Ulqinit përmes veprimtarive "njerëz-me-njerëz", do të inkurajohen qytetarët e zonave të Vaut të Dejës, Tuzit dhe Ulqinit që të përfshihen në një shumëllojshmëri të gjerë të iniciativave për bashkëpunim dhe ndërtim të partneritetit. Këto zona do të ndërmarrin një veprim që të shpalosin dhe ruajnë folklorin ndërkufitar, për shkak të rrezikut dhe faktit që gradualisht po humbet folklori i pasur në zonat e Vaut të Dejës, Tuzit dhe Ulqinit. Bashkëpunimi ndërmjet njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve të Vaut të Dejës, Tuzit dhe Ulqinit nuk është shfrytëzuar shumë më parë. Këto zona kanë pasuri të larmishme të folklorit, kulturës dhe muzikës popullore.