Komuna e Ulqinit ka nënshkruar marrveshtje bashkpunimi me Komunen Kayl nga Luxemburgu

Në përmirsim të bashkëpunimit,shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të mardhënieve institucionale, bazuar në nevojat e përcaktuara dhe lidhjeve rajonale në mes të Komunës së Ulqinit e përfaqësuar nga kryetari Nazif Cungu dhe Komunës së Kayl-it nga Luxemburgu të përfaqësuar nga kryetari i saj John Lorent u arrit në nënshkrimin e një marrveshtjeje bashkpunimi reciprok.


Kjo marrveshtje ka për qellim thellimin e bashkpunimit institucional ndërmjet komunës së Ulqinit dhe asaj të Kayl-it, përmes pjesmarrjes së përbashkët në projekte të ndryshme zhvillimore, kryesisht në fushen e zhvillimit ekonomike, hartimit dhe zbatimit të planeve strategjike, bashkpunimit në mes të institucioneve kulturore, sportive, bashkpunimit në turizem, në mbrojtje të mjedisit jetësor, në investime përmes ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në zbutje të papunsisë, në shkëmbim të studenteve dhe përvojave arsimore si dhe projekte të tjera me qellime të veçanta. Poashtu u ra dakord për bashkpunim dhe shkëmbim të përvojave të këtyre dy komunave në projektet e financuara nga Bashkimi Europian.