U mbajt mbledhja e dytë e grupit kordinues për përcjelljen e sezonit turistik në Ulqin

 

DSC 1186Me datë 11.07.2012 u mbajt mbledhja e grupit kordinues për përcjelljen e sezonës turistike në Komunën e Ulqinit ku moren pjesë përfaqësues nga Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike-Ulqin, Policia e Ulqinit, Elektrodistribucioni, Ndërmarrja Publike Të Mirat Detare,Ministria e Zhvillimit dhe Turizmit si dhe përfaqësues të bizneseve.


Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Komunës së Ulqinit. Kryetari i Komunës në fillim të takimit prezantoi aktivitetet e ndërmarra për të përmirësuar gjendjen dhe cilësinë e turizmit në Ulqin, duke i informoi pjesëmarrësit rreth projekteve të implementuara dhe që do të implementohen gjatë këtij sezoni turistik.
Qëllimi i këti takimi ishte prezantimi i problematikave aktuale që shfaqen gjatë sezonës turistike dhe marrja e masave për parandalimin e tyre në mënyre që të mos ndikojnë negativisht në trendin e zhvillimit të turizmit në Ulqin. Problemet kryesore në mbarvajtje të sezonës turistike mbeten ato të trasheguara prej kohësh si problem me ujë të pijshëm, kanalizimet, rendi publik, zjarret, trafiku rrugorë, vend parkimi, pritjet në kalimin kufitar, dilerat, lypsat e kështu me radhë.
Secili nga të pranishmit paraqiten situatën në komunën e Ulqinit brenda kompetencave që ato kanë. Në fund u konstatua se me bashkëpunim të përbashkët dhe vullnet të mirë të të gjitha institucioneve relevante dhe subjekteve turistike mund të ndikojnë në zgjidhjen e problemeve që shfaqen në qytetin tonë.