Me iniciativ të Komunës së Ulqinit,u mbajt takimi në lidhje me mbrojtjen e Krypores së Ulqinit si monument i rëndësishem natyror

KryporjaMe iniciativ të Komunës së Ulqinit,u mbajt takimi në lidhje me mbrojtjen e Krypores së Ulqinit si monument i rëndësishem natyror. Në takim moren pjesë Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu me bashkpuntorë të tij nga administrata lokale e Ulqinit, ndihmësja e Ministrit të Zhvillimit dhe Turizmit znj. Ivana Vojinoviq, përfaqësues nga Qendra për Ruajtjen dhe Studimin e Shpezve, Shoqata e Gjuetarëve të Malit të Zi, Ndërmarrja Publike për Ruajtjen dhe Kultivimin e Egërsirave-Ulqini, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Ulqin.


Kryetari Cungu falenderoi të pranishmit për prezencen e tyre në takim,dhe theksoi se kur është në pytje Kryporja e Ulqinit duhet që ne të gjithë të ndërmarrim hapa për ta mbrojtur atë, pasi është një ndër zonat më të bukura dhe ndër parqet më të rëndësishme natyrore jo vetem për qytetin e Ulqinit, por për gjith Malin e Zi.
Me planin hapsinor të Malit te Zi deri në vitin 2020 zona e Krypores së Ulqinit parashihet si zone me objekte turistike duke e ndryshuar kështu strukturen natyrore dhe funksionin që ajo ka. Ne si pushtet vendorë jemi të interesuar që Kryporja e Ulqinit të vazhdoj me formen natyrore të prodhimit të krypes,si dhe të mbes park natyrorë për shpez ashtu siç është deri me tani.
Kryetari Cungu falenderoi grupin e deputetëve në Parlamentin e Malit te Zi në iniciativen e tyre për të bërë ndryshime dhe plotësime në planin hapsinor ekzistues të Malit të Zi me qellim kthimin e krypores nga zonë turistike në zonë të mbrojtur natyrore.
Ai tha se po punohet plani hapsinor i Ulqinit dhe para përfundimit të këti plani duhet bërë ndryshimet në planin hapsinor të Malit të Zi në mënyrë që kjo zonë të mund të parashihet si zonë e mbrojtur natyrore
Në fjalen e saj ndihmësja e Ministrit të Zhvillimit dhe Turizmit znj. Vojinoviq falenderoi të pranishmit, posaçërisht kryetarin Cungu si iniciator të këti takimi. Ajo u shpreh se nga ana e Ministrisë së Zhvillimit dhe Turizmit, Kryporja e Ulqinit trajtohet në mënyrë të veçantë si një zonë me biodiversitet të pasur dhe si një nga parqet më të rëndësishëm për shpezë të egjer. Kjo ministri e ka bërë kryporen e Ulqinit pjesë e rrjetit të zonave të mbrojtura Emerald dhe Natura2000 që mbetet një nga iniciativat më të rëndësishme për mbrojten e sajë. Ajo u shpreh se nuk ekziston mundësia e ndryshimit të Krypores nga zonë e mbrojtur natyrore në zonë turistike.
Në fund u ra dakord që nga ky takim të nxirren përfundimet dhe këto përfundime të miratohen në Kuvendin Komunal të Ulqinit.