Met Gjoni

 

Met Gjoni lindi me 11. 07. 1953 në Katerkollë, Ana e Malit. Shkollen fillore e kreu në vendlidje, të mesmen në Ulqin. Studioj në Fakultetin Teknologjik pranë Univerzitetit të Zagrebit, ku u diplomua dhe u pranua si asistent në këtë fakultet. Në vitin 1988 regjistroi studimet pasuniverzitare pranë të njëjtit fakultet, të cilat u detyrua ti ndërpres për shkak të konfliktit në ish Jugosllavi.
Në Zagreb, veç kishin filluar proceset demokratike , nga u inspirua për të inicuar edhe këtu organizimin e shqiptarëve në Mal të Zi. Pas shumë përpjekjeve dhe takimeve me një grup intelektualesh nga Ana e Malit, Ulqini e Malësia ky organizim u kurorëzua me themelimin e asociaciont të parë demokratik të shqiptarëve – Forumit Demokratik të shqiptarëve në Mal të Zi, i cili u themelua në Ulqin në gusht të vitit 1990. Met Gjoni u zgjodh nënkryetar i këtij subjekti që kishte për qellim krijimin e kushteve për organizim politik të shqiptarëve.
Me 1990 ishte anëtarë i Kryesisë së LD në Mal të Zi – Dega e Ulqinit.
Për shkak të anashkalimit të kësaj dege në zgjedhjet e vitit 1992, dhe humbjes së përfaqësimit në parlamentin e Malit të Zi nga ana e LD në MZ, u angazhua në themelimin e Unionit Demokratik të shqiptarëve.
Në vitin 1996 u zgjodh deputet nga radhët e UDSH-së në Parlamentin e Malit të Zi. Ishte anëtarë i Këshillit për zgjedhje dhe emrime, si dhe anëtarë i Këshillit drejtues të RTV të Malit të Zi, ku ka luajtur një rol të rëndësishem në avansimin e çeshtjes shqiptare.
Në vitin 1997 mori pjesë në negociatat me PDS për nënshkrimin e Marrveshjes për demokratizim të Malit të Zi. Razultat i këtyre negociatave ishte edhe njësia e veçantë zgjedhore për shqiptarët në Mal të Zi me 5 (pesë) deputet.
Nga viti 1998-2008 ishte sekretar i përgjithshem i UDSH-së.
Në shkurt të vitit 2000 u zgjodh drejtor i Radio Ulqinit. Gjatë kësaj kohe ky institucion përjeton një reformim radikal si në aspektin teknik ashtu dhe në atë informativ. Këtë post e mbajti deri në vitin 2008 kur u zgjodh Konzull pranë Ambasadës së Malit të Zi në Republiken e Shqipërisë. Edhe nga ky post ka kontribuar në vendosjen e urave të bashkëpunimit midis dy shteteve në fusha të ndryshme, e në veçanti midis shqipëtareve me shtetin amë.
Tani është anëtarë i Kryesisë së Partisë Demokratike.
Flet shqip, gjuhët sllave dhe anglisht.
Është i martuar dhe ka katër fëmijë të sukseshëm.