Sot në Komunën e Ulqinit u bë inaugurimi i byrosë së qytetarëve
http://www.opstinaulcinj.com/index.php?option=com_content&view=category&layout=blog&id=89&Itemid=484&lang=sq#sigProGalleria8c605676d7
Sot në prani të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë shkeqesisë së sajë zonjës Sue K Brown u bë inaugurimi zyrtar i byrosë së qytetarëve në komunën e Ulqinit, me ç'rast u shenua edhe zbatimi i suksesshem i Memorandumit për mirkuptim nënshkruar ndërmjet Komunës së Ulqinit, USAID-it dhe Programit të administrimit efikas në nëntor të vitit 2012.
Mbështetja e përgjithshme i këtij aktiviteti kap vleren prej 120.000 dollar amerikan të realizuara me mjete të popullit amerikan, nëpërmes USAID-it në kuader të programit për administrim efikas në Mal të Zi.
Kryetari Cungu organizoi një takim ndërmjet përfaqësuesve të afaristëve të Ulqinit dhe inspeksionit republikan
http://www.opstinaulcinj.com/index.php?option=com_content&view=category&layout=blog&id=89&Itemid=484&lang=sq#sigProGalleriadceb2bf1e0
Me iniciativë të kryetarit të Komunës z.Nazif Cungu sot u realizu një takim ndërmjet përfaqësuesve të afaristëve të Ulqinit dhe kordinatorit kryesor të inspeksionit republikan në komunën e Ulqinit. Pas një kërkese zyrtare nga ana e afaristëve drejtuar inspeksionit republikan, ata sot patën rastin për të diskutuar drejtpërdrejt lidhur me këto kerkesa me kordinatorin e këtij inspeksioni për qytetin e Ulqinit.
Read more: Kryetari Cungu organizoi një takim ndërmjet përfaqësuesve të afaristëve të Ulqinit dhe...Të hënen më datë 17.06.2013 në orën 11:00 në Komunën e Ulqinit do të bëhet inaugurimi i byrosë së qytetarëve
http://www.opstinaulcinj.com/index.php?option=com_content&view=category&layout=blog&id=89&Itemid=484&lang=sq#sigProGalleria8bc33abdeb
Të hënen më datë 17.06.2013 në orën 11:00 në Komunën e Ulqinit do të bëhet inaugurimi i byrosë së qytetarëve. Ky projekt i financuar nga USAID kap vleren prej 100 000 euro duke përfshirë kështu ndërtimin e ambientit në hyrje të komunës ku janë vendosur sportelet për qytetar, rrjetizimin e objektit të komunës, programin bazë për administrimin e materialeve dhe dokumentacioneve që qarkullojnë në adminstraten lokale të Ulqinit. Ky projekt do të ndihmojë në lehtësimin dhe shkurtimin e kohës së procedurave për cdo qytetar të komunës së Ulqinit.
Më datë 12.06.2013 u mbajt takimi i grupit kordinues për përcjellen e sezonës turistike 2013
http://www.opstinaulcinj.com/index.php?option=com_content&view=category&layout=blog&id=89&Itemid=484&lang=sq#sigProGalleria60c2115450
Në komunës e Ulqinit u mbajt takimi i rregullt i grupit kordinues për përcjelljen e sezonës turistike 2013 ku morën pjesë përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit, Organizatës turistike të Ulqinit, Policisë së Ulqinit, përfaqësues të inspeksioneve republikane si dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike të Ulqinit. Në takimin e udhëhequr nga kryetari i komunës z.Nazif Cungu u diskutua lidhur me pregaditjet e organizatës turistike për vënien në funksion të qendrave informative në qytet të cilat sipas drejtorit të kësaj organizate për një kohë shumë të shkurtër ato do të vihen në funksion të qytetarëve dhe musafirëve që vizitojnë qytetin tonë. U diskutuar edhe lidhur me vjeljen e takës turistike dhe taksës së banimit ku për këtë çeshtje do të hartohet një plan veprimi në mënyrë që vjelja e tyre të realizohet me efikasitetin e duhur.
Read more: Më datë 12.06.2013 u mbajt takimi i grupit kordinues për përcjellen e sezonës turistike 2013Kryetari Cungu prit një grup të përfaqësuesëve të afaristëve të Ulqinit
http://www.opstinaulcinj.com/index.php?option=com_content&view=category&layout=blog&id=89&Itemid=484&lang=sq#sigProGalleriac70e5491d8
Një grup i përfaqësuesve të afaristëve të Ulqinti u takuan me kryetarin e komunës z.Nazif Cungu. Qellimi i këtij takimi ishte për ta informuar kryetarin me paknaqësin e tyre lidhur me kontrollat e inspeksioneve republikane e njëkohsisht për të kërkuar nga ai zgjidhjen e këtij problemi pasi që sipas tyre një gjë e tillë është duke vështirsuar ushtrimin e mëtutjeshem të aktivitetit të tyre. Ata u shprehen se denimet ndaj këtyre subjekteve kryesisht janë për çeshtje të cilat do të mund të tejkalohen duke shfrytëzuar masat parandaluese. Njëkohsisht të pranishmit i dorzuan kryetarit edhe një kërkese zyrtare për këtë çështje, shoqëruar me nënshkrimin e 150 të afaristave të Ulqinit në mënzyrë që kryetari ta parashtrojë këtë çeshtje tek institucionet relevante.
Read more: Kryetari Cungu prit një grup të përfaqësuesëve të afaristëve të UlqinitMore Articles...
- Kryetari Cungu ka nënshkruar marrëveshjen me kompanin Bemax për realizimin e planit shtesë në qendër të Katërkollës
- Kryetari Cungu priti në takim një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe
- Përurohet ura mbi Port Milenë
- Kryetari Cungu priti në takim abasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z.Tonin Beci











