Në qytetin e Ulqinit po zhvillohen disa investime në infrastrukturë
Gjatë ditëve të fundit janë duke u zhvilluar punimet për rregullimin e trotoareve në Plazhen e Madhe, rreth ndërmarrjes së Ujësjellsit dhe Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale, në rrugën 28 nëntori e kështu me rrallë. Punimi i këtyre trotuarëve kanë një gjatësi prej 2020m dhe kapin vleren prej 45.000euro. Poashtu kanë përfunduar punimet për vendosjen e ndriçimit publik në hyrje të stacionit të autobusave, punimet e të cilit i ka realizuar kompania Ramel dhe investimin ka vleren prej 7200 euro.
Në ndërkohë janë duke u realizuar edhe punime të tjera që ndikojnë në përmirsimin e gjendjes infrastrukturore në komunën e Ulqinit.
KOMISIONI PER NDARJEN E MJETEVE PER PROJEKTE ORGANIZATAVE JOQEVERITARE - LAJMERIM
Lajmerohen te gjitha OJQ-te me seli ne Komunen e Ulqinit se me daten 13.06.2013 eshte shpallur konkursi publik per ndarjen e mjeteve per projektet e OJQ-ve per vitin 2013, ne gazeten e perditshme »Pobjeda«, ne tabelen e shpalljeve dhe ne web sajtin e Komunes.
Per informata me te hollesishme lidhur me kushtet e konkursit mund ti drejtoheni Sekretariatit per administrate dhe veprimtari shoqerore - Komuna Ulqin- sekretarit te komisionit Ahmet Aloshi, kontakt eel. 069-034-228 dhe ne ambijentet e zyres nr.83.
Njeherazi ftohen perfaqesuesit e OJQ-ve qe te marrin pjese ne mbledhjen konsultative lidhur me te gjitha pyetjet qe jane me rendesi per pjesemarrje ne konkurs.
Mbledhja konsultative eshte caktuar me date 19.06.2013 vite ne ora 11 ,00, dhe do te mbahet ne hap siren e salles se madhe te Kuvendit Komunal Ulqin.
KRYETARI I KOMISIONIT,
Gazmend Kalabrezi
Filloi lyerja e shtyllave të ndriçimit publik
Këto ditë në rrugën Kosova të qytetit të Ulqinit ka filluar lyerja e shtyllave të ndriçimit publik. Ky projekt me vlerë prej 4000 euro realizohet nga Buxheti i komunës së Ulqinit ndërsa punimet është duke i zhvilluar Ndërmarrja për Veprimtari Komunale-Ulqin. Projekti do të ndikoj në përmirsimin e gjendjes vizive të kësaj rruge.
Ofertë pune
OPŠTINA ULCINJ
KOMUNA E ULQINIT
Sekretarijat za privredu i ekonomski razvoj
Sekretariati për biznes dhe zhvillim ekonomik
EU-funded project
Ulcinj, 25.03.2013 godine
OFERTË PUNE
Komuna e Ulqinit, si implementues i projektit "MARUBI: nje model bashkëpunimi për promovimin e turizmit mes Shkodrës dhe Ulqinit", në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi i finasuar nga Bashkimi Europian, fton kandidat të interesuar të paraqiten për këtë vend punë në kuadër të projektit me zgjatje të kufizuar:
PREZANTUES/GUIDE PER EKSPOZITË FOTOGRAFIKE HISTORIKE (1 vend)
Detyrat:
- Prezantimi dhe shpjegimi i fotoekspozitës historike të viteve 1860 –1950 vizitorëve të Muzeut të Kalasë së Ulqinit
- Regjistrimi i vizitorëve në menyrë elektronike
- Shkrimi i raporteve mujore, punë adminsitrative të përgjithshme
Vendndodhja:
- Detyra do të kryhet në Muzeun e Kalasë së Ulqinit
Kohëzgjatja dhe orari:
- Zgjatja e kufizuar 9-12 muaj me orar të plotë (me orar të ndryshëm verë-dimër sipas orarit të muzeut)
Kualifikimi i duhur:
- Njohuri e vërtetuar e gjuhës Angleze në nivel profesional të shkruar dhe të folur
- Njohuri e vërtetuar e historisë se vendit
- Aftësi të mirë në punën me kompjuter (MS Office)
- Njohuri në fushën e fotografisë dhe turizmit janë avantazh
- Njohuri e gjuhës Shqipe është avantazh
- Njohuri e gjuhëve tjera të huaja është avantazh Dokumenta për të dorëzuar: - CV dhe letër përcjellëse
- Dëshmi të kualifikimeve në origjinal ose fotokopje (diploma, certifikata, referenca, libreza punë etj.)
Afati i aplikimit: E merkure, 15 maj 2013
Aplikimet mund të dorëzohen në formë elektronike, personalisht apo me postë në adresat:
Komuna e Ulqinit
Sekretariati për Biznes dhe Zhvillim Ekonomik
Bul. Gjergj Kastrioti Skenderbeu pn
85360 Ulqini, Mali i Zi
ose
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Vetëm kandidat që hyjnë në konsiderim të ngushtë do të ftohen në intervistë.
Filluan punimes në saminin e çatisë së Qendres për Kulturë
Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën gjendet objekti i Shtëpisë së kulturës së Ulqinit, Komuna e Ulqinit në buxhetin e vitit 2013 ka paraparë mjetet per rinovimin e çatisë se qendres për kulturë.
Keto dite kanë filluar punimet në sanimin e çatisë së Qedres për Kulturë dhe punimet i zhvillon kompania "ENERGOGROUP" nga Podgorica. Vlera e punimeve është 12.000 euro. Mbikqyrjen e këtyre punimeve e bënë Agjensija për Ndertim dhe Zhvillim.











