Kryetari Cungu priti në takim abasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z.Tonin Beci
- Created on Thursday, 16 May 2013 09:52
- Category: Kryetari Lajme
http://www.opstinaulcinj.com/index.php?page_id=470&lang=sq#sigProGalleriac0c217aa10
Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu me bashkpuntor të tij priti në takim abasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z.Tonin Beci.
Kryetari Cungu falenderoi ambasadorin Beci për viziten e rezervuar në qytetin e Ulqinit dhe e njoftoi ate me gjendjen e përgjithshme në këtë komunë. Ai e njoftoj ambasadorin për aktivitetet dhe projektet e ndërmarra nga komuna e Ulqinit për pregaditjen e këtij sezoni turistik, për të cilin kryetari Cungu u shpreh optimist që do të jetë një sezon e mire turistike.
Në muzeun e qytetit u hap ekspozita fotografike 'Një shekull fotografi - Ulqini dhe rajoni 1860-1950'
- Created on Thursday, 16 May 2013 07:26
- Category: Kryetari Lajme
http://www.opstinaulcinj.com/index.php?page_id=470&lang=sq#sigProGalleria2f70e8bb39
Mbrëm, në muzeun e qytetit u hap ekspozita fotografike " Një shekull fotografi – Ulqini dhe rajoni 1860-1950", në kuader të projektit "Marubi – një model bashkepunimi mes Shkodres dhe Ulqinit" i finansuar nga Bashkimi Europian në kuader të programit për bashkepunimin ndërkufitar mes Shqiperisë dhe Malit Zi.
Në ekspozitë u paraqiten 45 fotografi me motive, personazhe dhe panorama të ndryshme të këtij rajoni të fiksuara nga fotografet e familjes Marubi, Rudolf Mosinger, Shan Pici si dhe nga disa fotograf të tjerë akoma të paidentifikuar.
Read more: Në muzeun e qytetit u hap ekspozita fotografike 'Një shekull fotografi - Ulqini dhe rajoni...Thirje publike për dhënien me qira të hapsirave për objekte të përkohshme
- Created on Tuesday, 14 May 2013 10:23
- Category: Kryetari Lajme
Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, është mbajtur takimi me temën: zhvillimi i ardhshëm i kripores së Ulqinit
- Created on Monday, 13 May 2013 09:34
- Category: Kryetari Lajme
http://www.opstinaulcinj.com/index.php?page_id=470&lang=sq#sigProGalleria28b81d7aec
Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, është mbajtur takimi me temën: zhvillimi i ardhshëm i kripores së Ulqinit.
Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e pronarit të shumicës Eurofond, sindikatës së Kripores, Qendrës për mbrojtjen dhe studimin e shpezëve, NP për rritjen dhe mbrojtjen e egërsirave të Komunës së Ulqinit dhe Ministrisë së punës dhe përkujdesjes sociale.
Kryetari Cungu u takua me drejtorin e drejtorisë për punë të inspeksionit z.Bozhidar Vuksanoviq
- Created on Thursday, 09 May 2013 06:26
- Category: Kryetari Lajme
http://www.opstinaulcinj.com/index.php?page_id=470&lang=sq#sigProGalleria21bfe9e7dc
Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe drejtori i drejtorisë për punë të inspekcionit Bozhidar Vuksanoviq me bashkëpunëtorët e tyre, janë takuar sot me qëllim të dakordimit të bashkëpunimit institucional që ka si objektiv sigurimin e një sezoni të suksesshëm turistik në këtë qytet.
Në takim është konfirmuar përkrahja e plotë logjistike e Komunës së Ulqinit dhe është harmonizuar koordinimi i përhershëm i shërbimeve lokale me Shtabin për përcjelljen e sezonit turistik, i formuar me qëllim të luftës më efikase në luftën kundër ekonomisë informale në fushën e turizmit. U ra dakord gjithashtu që sipas nevojës së inspekcionit të Drejtorisë për punë të inspekcionit të formojnë ekipe të përbashkëta me policinëlokale komunale në periudhën e aktivitetit të Shtabit për përcjelljen e sezonit turistik, i cili ka filluar nga puna që nga 1 maji dhe do të jetë aktiv deri me datën 15 shtator të këtij viti.











